Orakujt botërorë të kupës

Translated into Albanian (Original version)


Ju kujtohet oktapodi, Paul? Ai ishte ylli i Kupës Botërore 2010,  duke qenë i aftë të parashikoj fituesin e ndeshjeve të Gjermanisë. Ai gjithashtu parashikoi fituesin e finales. Karriera e tij filloi me Euro 2008 dhe pa atë në parashikimin e saktë të 11 prej 13 ndeshjeve. Zakonisht ai zgjidhte midis dy kutive, të cilat përmbanin ushqim, me flamujt kombëtarë të secilës skuadër të përfshirë në çdo ndeshje. Fatkeqësisht, ai vdiq në fund të 2010-tës.

Pauli nuk ishte i vetëm. Madje edhe Krokodili Harri e parashikoi fituesin e Kupës Botërore 2010. Veç kësaj, ai ishte në gjendje të parashikonte rezultatet e dy zgjedhjeve të njëpasnjëshme federale në Australi. Sidoqoftë, ai nuk pati kurrë arritjen e oktapodit Gjerman. As Mani, një papagall nga Singapori, i cili parashikoi fituesit e të gjitha ndeshjeve çerek-finale e gjysmë-finale të Kupës Botërore të vitit 2010, nuk arriti të bëhej aq i njohur, vetëm sepse nuk parashikoi fituesin e ndeshjes finale midis Spanjës dhe Hollandës.

Që prej largimit të parakohshëm të Paul-it, ka pasur një konkurencë shumë të madhe për trashëgimin e kurorës së tij. Gjatë Euro 2012-ës, në garë për kurorën e tij ishin tre kafshë: Çitta, një elefant Indian që jeton në një kopsht zoologjik në Krakov të Polonisë. Fredi, qelbësi nga Ukraina, i cili mund të ndiqet në Twitter. Dhe Funtiku, derri fallxhor Ukrainas, i aftë të parashikojë saktë 2 nga 3 ndeshje.

Kush do ta zërë  vendin e oktapodit Paul në Kupën e ardhshme Botërore? Mos ndoshta do të jetë papagalli i bekuar nga Papa Françesku në sheshin e sh. Pjetrit, që tani është shndërruar në një yll të transmetimeve publike kombëtare Italiane? Apo Neli, elefanti Gjerman që deri më sot ka parashikuar saktësisht 30 nga 33 ndeshjet në total? Dhe sigurisht, nuk duhen nënvlerësuar energjitë psiqike të këlyshit panda, që ka mbështetjen e plotë të medias shtetërore Kineze.

Papagalli Italian me emrin Amore (Italisht "dashuri") do të japë parashikimin e tij duke zgjedhur flamurin e ekipit fitues në një fushë futbolli  në miniaturë. Neli parapëlqen të parashikojë fituesit duke shkelmuar një top drejt njërës prej rrjetave me flamujt e kombëtares së shteteve që do të ndeshen, përpara se të nisë loja. Kurse këlyshi Panda do të parashikojë rezultatin e ndeshjeve duke zgjedhur ushqimin nga kutitë e shënuara me flamujt e skuadrave gjatë ndeshjeve të tyre në grup dhe duke u ngjitur në një pemë, nga ku do të ngrejë një flamur në fazën e eliminatoreve.

A keni kafshë shtëpiake?
A do të mundte ai apo ajo të bënte më mirë ? Në ç'mënyrë?
Vërini një herë në provë!

by Bledar Zhejani

1 Votes
#819 of #1440 in the World
#6 of #7 for Albanian


Bledar Zhejani's website

Go to the ranking page for Albanian

Can you translate better?

Join the challenge