Orakulli i Kupës botërore

Translated into Albanian (Original version)


A ju kujtohet Poli, Oktapodi? Ai ishte ylli i Kupës  Botërore se 2010-s,  i afte të parashikonte fituesin e ndeshjeve të Gjermanisë.. Ai gjithashtu parashikoi edhe fituesin e fundit Karriera e tij filloi me Kampionatin Europian në 2008, kur arriti të parashikonte saktë 11 nga 13 ndeshje . Ai zgjidhte midis dy kutive që përmbanin ushqim me flamujt kombëtarë të skuadrave që luanin në çdo ndeshje. Fatkeqësisht, ai ngordhi në fund të vitit 2010.

Poli nuk ishte vetëm. Edhe krokodili Harri e parashikoi fituesin e Kupes botërore së 2010-s. Për më shumë, ai arriti të parashikonte rezultatet e dy zgjedhjeve të njëpasnjëshme federale të qeverisë australiane. Pavarësisht nga kjo, ai nuk pati suksesin e oktapodit gjerman. As Mani, një papagall nga Singapori, i cili parashikoi fituesit e të gjitha ndeshjeve çerek-finale e gjysmë-finale të Kupës Botërore të vitit 2010, nuk arriti të bëhej po aq i njohur, vetëm sepse nuk e parashikoi me saktësi fituesin e ndeshjes finale midis Spanjës dhe Holandës.

Që prej largimit të parakohshëm të Paulit, ka pasur një konkurrencë shumë të madhe për kurorën e tij. Gjatë Kampionatit Evropian të vitit 2012, në garë për kurorën e tij ishin tre kafshë: Çita, është një elefant indian që jeton në një kopësht zoologjik në Krakov të Polonisë. Fredi, qelbësi nga Ukraina, i cili mund të ndiqet në Twitter. Dhe së fundmi Funtiku, derri fallxhor ukrainas, i aftë të parashikojë saktë 2 nga 3 ndeshje.

Kush do ta zerë  vendin e oktapodit Paul në Kupën Botërore të ardhshme? Mos ndoshta do të jetë papagalli i bekuar nga Papa Françesku në Sheshin e Shën Pjetrit, që tani është shëndrruar në një yll i transmetimeve publike kombëtare italiane? Apo Neli, elefanti gjerman i cili deri më sot ka parashikuar saktësisht 30 nga 33 ndeshjet në total? Dhe sigurisht, nuk duhet nënvlerësuar energjia psiqike e këlyshit panda, që ka mbështetjen e plotë të medias shtetërore kineze.

Papagalli italian me emrin Amore (italisht "dashuri") do të japë parashikimin e tij duke zgjedhur flamurin e ekipit fitues në një fushë futbolli  në miniaturë. Neli parapëlqen të parashikojë fituesit duke shkelmuar një top drejt njërës prej rrjetave me flamujt e kombëtares së shteteve që do të ndeshen, përpara se të nisë loja. Kurse, këlyshi Panda do të parashikojë rezultatin e ndeshjeve duke zgjedhur ushqimin nga kutitë e shënuara me flamujt e skuadrave gjatë ndeshjeve të tyre në grup dhe duke u ngjitur në një pemë, nga ku do të ngrejë një flamur në fazën e eliminatoreve.

A keni ju kafshë shtëpiake?
Do të mundte ai apo ajo të bënte më mirë ? Në ç'mënyrë?
Vërini një herë në provë!

by Doris Dafa

1 Votes
#783 of #1440 in the World
#5 of #7 for Albanian



Go to the ranking page for Albanian

Can you translate better?

Join the challenge