Orakulli i Kupës Botërore

Translated into Albanian (Original version)


A ju kujtohet oktapodi Paul? Ai ishte ylli i Kupës  Botërore të  vitit 2010, i aftë të parashikonte fituesin e ndeshjeve të Gjermanisë.. Ai gjithashtu parashikoi edhe fituesin e ndeshjes finale. Karriera e tij nisi me kampionatin Evropian të vitit 2008, kur arriti të parashikonte saktë 11 nga 13 ndeshje . Ai zgjidhte midis dy kutive që përmbanin ushqim me flamujt kombëtarë të skuadrave që luanin në çdo ndeshje. Fatkeqësisht, ai ngordhi në fund të vitit 2010.

Pauli nuk ishte i vetëmi. Edhe krokodili Harri e parashikoi fituesin e Botërorit të 2010-ës. Për më shumë, ai arriti të parashikonte rezultatet e dy zgjedhjeve të njëpasnjëshme të qeverisë federale australiane. Pavarësisht nga kjo, ai nuk pati suksesin e oktapodit gjerman. As Mani, një papagall nga Singapori, i cili parashikoi fituesit e të gjitha ndeshjeve gjysmë-finale të Kupës Botërore të vitit 2010, nuk arriti të bëhej po aq i njohur, vetëm sepse nuk e parashikoi me saktësi fituesin e ndeshjes finale midis Spanjës dhe Holandës.

Që prej largimit të parakohshëm të Paulit, ka pasur një konkurrencë shumë të madhe për kurorën e tij. Gjatë kampionatit Evropian të vitit 2012, në garë për kurorën e tij ishin tre kafshë: Çita, është një elefant indian që jeton në një kopësht zoologjik në Krakov të Polonisë. Fredi, qelbësi nga Ukraina, i cili mund të ndiqet në Twitter. Dhe së fundmi Funtiku, derri fallxhor ukrainas, i aftë të parashikojë saktë 2 nga 3 të mundshme.

Kush do ta zerë  vendin e oktapodit Paul në Kupën Botërore të ardhshme? Mos ndoshta do të jetë papagalli i bekuar nga Papa Françesku në Sheshin e Shën Pjetrit, që tani është shëndrruar në një yll i transmetimeve publike kombëtare italiane? Apo Neli, elefanti gjerman i cili deri më sot ka parashikuar saktësisht 30 nga 33 ndeshjet në total? Dhe sigurisht, nuk duhet nënvlerësuar energjia psiqike e këlyshit panda, që ka mbështetjen e plotë të medias shtetërore kineze.

Papagalli italian me emrin Amore (italisht "dashuri") do të japë parashikimin e tij duke zgjedhur flamurin e ekipit fitues në një fushë futbolli  në miniaturë. Neli parapëlqen të parashikojë fituesit duke shkelmuar një top drejt njërës prej rrjetave me flamujt e kombëtares së shteteve që do të ndeshen, përpara se të nisë loja. Kurse, këlyshi Panda do të parashikojë rezultatin e ndeshjeve duke zgjedhur ushqimin nga kutitë e shënuara me flamujt e skuadrave gjatë ndeshjeve të tyre në grup dhe duke u ngjitur në një pemë, nga ku do të ngrejë një flamur në fazën e eliminatoreve.

A keni ju kafshë shtëpiake?
Do të mundte ai apo ajo të bënte më mirë një gjë? Në ç'mënyrë?
Vërini një herë në provë!

by Egestina Levani

3 Votes
#582 of #1440 in the World
#4 of #7 for Albanian



Go to the ranking page for Albanian

Can you translate better?

Join the challenge