Orakulli i Kupës Botërore

Translated into Albanian (Original version)


A ju kujtohet oktapodi Paul? Ai ishte ylli i Kupës  Botërore të  vitit 2010,sepse ishte i aftë t'a parashikonte fituesin e ndeshjeve të Gjermanisë.. Ai gjithashtu e parashikoi edhe fituesin e ndeshjes finale. Karriera e tij nisi me kampionatin Evropian të vitit 2008, kur arriti të parashikonte saktë 11 nga 13 ndeshje . Ai zgjidhte midis dy kutive që përmbanin ushqim me flamujt kombëtarë të skuadrave që luanin në çdo ndeshje. Për fat të keq, jeta e tij mori fund në fundin e vitit 2010.

Pauli nuk ishte vetëm. Edhe krokodili Harri e parashikoi fituesin e Botërorit të 2010-ës. Për më shumë, ai arriti të parashikonte rezultatet e dy fushatave të njëpasnjëshme zgjedhore të qeverisë federale australiane. Pavarësisht nga këto fakte, ai nuk pati suksesin e oktapodit gjerman. As Mani, një papagall nga Singapori, i cili parashikoi fituesit e të gjitha ndeshjeve gjysmë-finale të Kupës Botërore të vitit 2010, nuk arriti të bëhej po aq i njohur, vetëm sepse nuk e parashikoi me saktësi fituesin e ndeshjes finale midis Spanjës dhe Holandës.

Që prej largimit të parakohshëm të Paulit, ka pasur një konkurrencë shumë të madhe për kurorën e tij. Gjatë kampionatit Evropian të vitit 2012, në garë për kurorën e tij ishin tre kafshë: Çita, një elefant indian që jeton në një kopësht zoologjik në Krakov të Polonisë. Fredi, qelbësi nga Ukraina e, i cili mund të ndiqet në Twitter. Dhe së fundmi Funtiku, derri i butë fallxhor ukrainas, i aftë të parashikojë 2 ndeshje nga 3 të mundshme.

Kush do ta zerë  vendin e oktapodit Paul në Kupën Botërore të ardhshme? Mos ndoshta do të jetë papagalli i bekuar nga Papa Françesku në Sheshin e Shën Pjetrit, që tani është shëndrruar në një yll publik i transmetimeve publike kombëtare italiane? Apo Neli, elefanti gjerman i cili deri  sot ka parashikuar saktësisht 30 ndeshje nga 33 ndeshjet në total? Dhe sigurisht, nuk duhet nënvlerësuar energjia psikike e këlyshit Panda, që ka mbështetjen e plotë të medias shtetërore kineze.

Papagalli italian i quajtur Amore (që në italisht do të thotë ''dashuri'') do të parashikojë duke zgjedhur flamurin e ekipit fitues në një stadium miniaturë. Neli parapëlqen të parashikojë fituesit duke shkelmuar një top drejt njërës prej rrjetave me flamujt e kombëtares së shteteve që do të ndeshen, përpara se të nisë loja. Kurse, këlyshi Panda do të parashikojë rezultatin e ndeshjeve duke zgjedhur ushqim nga kutitë e shënuara me flamujt e skuadrave gjatë ndeshjeve të tyre në grup dhe duke u ngjitur në një pemë, nga ku do të ngrejë një flamur në raundet nokaut.

Po ju keni kafshë shtëpiake?
Do të arrinte ai apo ajo t'ia dilte mbanë me më shumë sukses? Në ç'mënyrë?
Lejojeni ta provojë!

by Valentina

64 Votes
#111 of #1440 in the World
#1 of #7 for Albanian



Go to the ranking page for Albanian

Can you translate better?

Join the challenge