Orakulli i Kupës Botërore

Translated into Albanian (Original version)


Ju kujtohet oktapodi Paul? Ai ishte ylli i Kupës së Botës të vitit 2010, pasi arriti të parashikojë fituesin në të gjitha ndeshjet e ku luajti Gjermania. Parashikoi gjithashtu edhe fituesin e ndeshjes finale. Kariera e tij nisi me kampionatin Evropian të vitit 2008, kur arriti të parashikonte saktë 11 ndeshje nga 13 ndeshje në total. Ai zgjidhte midis dy kutive në brendësi të të cilave vendosej ushqim me flamujtë kombëtarë të skuadrave që luanin në çdo ndeshje. Për fat të keq, jeta e tij mori fund nga fundi i vitit 2010.

Por Pauli nuk ishte vetëm. Fituesin e botërorit 2010 e parashikoi edhe krokodili Harri. Për më shumë, ai arriti të parashikonte rezultatet e dy fushatave të njëpasnjëshme zgjedhore të qeverisë federale australiane. Pavarësisht nga këto fakte, ai nuk pati suksesin e oktapodit gjerman. As Mani, një papagall nga Singapori, i cili parashikoi fituesit e të gjitha ndeshjeve gjysmë-finale të Kupës së Botës të vitit 2010, nuk arriti të bëhej po aq i njohur, vetëm pasi nuk parashikoi saktë fituesin e ndeshjes finale midis Spanjës dhe Holandës.

Që prej largimit të parakohshëm të Paulit, ka pasur një konkurrencë shumë të madhe për kurorën e tij. Gjatë kampionatit Evropian të vitit 2012, në garë për kurorën ishin tre kafshë: Çita, një elefant indian që jeton në një kopësht zoologjik në Krakov të Polonisë. Fredi, qelbësi nga Ukraina e, i cili mund të ndiqet në Twitter. Dhe së fundmi Funtiku, derri i butë fallxhor ukranez, i aftë të parashikojë 2 ndeshje nga 3 të mundshmet.

Kush do të zerë pra vendin e oktapodit Paul gjatë Kupës Botërore të ardhshme? Mos ndoshta do të jetë papagalli i bekuar nga Papa Françesk në Sheshin e Shën Pjetrit, që tani është shndërruar në një yll publik i transmetimeve publike kombëtare italiane? Apo Neli, elefanti gjerman i cili deri më sot ka parashikuar saktësisht 30 ndeshje nga 33 ndeshjet në total? Dhe sigurisht, nuk duhet nënvlerësuar energjia psikike e këlyshit Panda, që ka mbështetjen e plotë të medias shtetërore kineze.

Papagalli italian i quajtur Amore (që në italisht do të thotë ''dashuri'') do të parashikojë duke zgjedhur flamurin e ekipit fitues në një stadium miniaturë. Neli parapëlqen të parashikojë fituesit duke shkelmuar një top drejt njërës prej rrjetave me flamujtë e kombëtares së shteteve që do të ndeshen, përpara se të nisë loja. Kurse, këlyshi Panda do të parashikojë rezultatin e ndeshjeve duke zgjedhur ushqim nga kutitë e shënjuara me flamujtë e skuadrave gjatë ndeshjeve të tyre në grup dhe duke u ngjitur në një pemë, nga ku do të ngrejë një flamur në raundet nokaut.

Po ju keni kafshë shtëpiake?
Do të arrinte ajo t'ia dilte mbanë me më shumë sukses? Në ç'mënyrë?
Lejojeni ta provojë!

by Iliona Qejvanaj

6 Votes
#418 of #1440 in the World
#3 of #7 for Albanian



Go to the ranking page for Albanian

Can you translate better?

Join the challenge